Dita e sotme pritet të jetë e ngjeshur sa i përket futbollit në Evropë.
Disa takimet mjaft interesante janë të planifikuara për ditën e diel.
Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Chelseat dhe Tottenham, që zhvillohet nga ora 17:30.
Të dyja ekipet e kanë nisur mjaft mirë sezonin e Premierligës, dhe një fitore në ndeshjen e sotme do i dërgonte në pozitën e parë në tabelë.
Në La Liga, Barcelona pret në shtëpi Osasunan, teksa në Serie A ndeshje për t’u veçuar është ajo mes Napolit dhe Romës.