Sot me fillim nga ora 13:30 luhet derbi i javës në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani do jetë në cilësinë e vendasit përballë rivalit lokal Dritës.
Të dy skuadrat pretendojnë të jenë në krye të tabelës dhe të luftojnë për titull andaj ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme, raporton gazeta Olle.
Si “Skifterat” e poashtu edhe “Intelektualët” kanë ngecur në mesjavë duke humbur nga Arbëria, respektivisht barazuar me Feronikelin.
Bastoret favorite për këtë takim e llogarisin skuadrën mysafire, Dritën.