Futbollisti i njohur nga Kosova mungon sot te Reims, dyshohet për infektim me koronavirus.
Valon Berisha do të mungoj sot në ndeshjen e skuadrës së tij dhe dyshohet se është i infektuar me koroanavirus.
Sipas mediave franceze, Reims do të duhet të bëjë pa mesfushorin e tyre Valon Berisha, i cili po zhvillonte paraqitje fantastike në ndeshjet e fundit me skuadrën..
Arsyet zyrtare për mungesën e tij nuk janë bërë të ditura por sipas “L’Equipe” duke pasur parasysh zakonet e klubit në komunikimin e tij mbi këtë temë, ka të ngjarë që testi Covid i kryer të enjten të ketë rezultuar pozitiv për reprezentuesin, Valon Berisha.