Arb Manaj i siguron fitoren Keciorengucun, lider në Turqi

Futboll

Arb Manaj i siguron fitoren Keciorengucun, lider në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:33
Arb Manaj i siguron fitoren Keciorengucun, lider në Turqi

Futbollisti nga Kosova, Arb Manaj, po kalon formë shumë të mirë në Ligën e Parë të Turqisë dhe edhe sot realizon gol për fitoren e  skuadrës së tij, Keciorengucu. 

Ata si vendas e mposhtën me rezultat minimal 1:0 Adana Demirspor, në kuadër të derbit të madh të javë së 11-të.

Keciorengucu kryeson renditjen me 21 pikë dhe synon të ngjiten në Superligën e Turqisë dhe Adana Demirspor renditet në pozitën e tretë me 18 sosh.

Manaj shënon në minutën e 26-të, duke i siguruar fitore të madhe e ekipit të tij. 

Manaj ka luajtur deri në minutën e 76-të, ndërsa Ilir Mustafa u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të dhe janë të lumtur për fitoren e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat