Drita nga Gjilani ashtu si i ka hije kampionit në fuqi, triumfon me rezultat 3:2 ndaj Gjilanit vendas.
Gjilani kokulur, Drita ballëlart që e mposhti rivalin vendas.
Kampioni në fuqi u orvat deri në pikën e fundit dhe ia doli që humbjen 2:1 në minutën e 89-të ta shndërrojë në fitore me 2:3.
Futbollisti Darko Nikaç ishte në formë të mirë por nuk i mjaftuan dy golat e tij për rezultat të favorshëm Gjilanit.
Në minutën e 7-të, Nikaç kalon në epërsi Gjilanin.
Kampioni në fuqi barazon rezultatin në minutën e 27-të falë golit të Hamdi Namanit. Në minutën e 41-të, Nikaç sërish shënon dhe për 2:1.
Në minutën e 54-të, Gerhard Progni dështon nga pozita ideale, vetëm me portier.
Në minutën e 89-të, Astrit Fazliu barazon rezultatin (2:2).
Pas një minute, Betim Haxhimusa realizon për 2:3 në favor të Dritës.
Një përmbysje e çmendur, por në fakt Gjilani kishte harruar se e ka përballë kampionin!
Drita renditet në vend të dytë me 30 pikë, ka dy me pak se lideri Ballkani dhe Gjilani bie në vend të katërt me 23 sosh.