Skuadra e Feronikelit nga Drenasi, gradualisht po e merr veten dhe po kthehet në binarë.
“Nikli” ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër Trepçës ’89 nga Mitrovica, në kuadër të javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Kryetrajneri Klodian Duro padyshim se është i kënaqur me tre pikë që fituan në duel me mitrovicasit.
Golat i shënuan: Simonovski (30’), Maliqi (48’).
Feronikeli ngrihet në vend të pestë me 19 pikë, ndërsa Trepça ’89 bie në pozitën e tetë me 17 sosh.