Skuadra e Shkupit importon një pikë të madhe në derbi me Makedonija GP, duke luajtur baras (0:0), në kuadër të javës së 13-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Pikë e madhe për shkupjanët, të cilët renditen në vend të tretë me 25 pikë, ka dy me pak se lideri Shkëndija dhe një se Makedonija GP.
Qatip Osmani është kryetrajner i ri i Renovës nga Xhepçishti i Tetovës dhe e nisi me këmbë të mbarë, e gjunjëzuan me rezultat 1:0 Borecin nga Velesi.
Autor i golit Remzifaik Selmani pikërisht në minutën e 90-të, duke i siguruar fitorem e madhe e Renovës dhe në momentin e duhur. Renova renditet në vend të 10-të me 11 pikë, ndërsa Boreci mban pozitën e pestë me 19 sosh.
Rezultatet
Bellasica-Rabotniçki 2:2
Struga TL-Shkëndija 1:1
Renova-Boreci 1:0
Pelisteri-Sileksi 1:2
Vardari-A.Pandev 2:0
Makedonija GP -Shkupi 0:0
Tabela
1. Shkendija 13 7 6 0 26:11 27
2. Makedonija GP 13 8 2 3 22:12 26
3. Shkupi 13 7 4 2 20:12 25
4. Struga Trim & Lum 13 5 5 3 14:10 20
5. Boreci 13 5 4 4 14:13 19
6. Vardari 13 5 4 4 18:20 19
7. Sileksi 13 5 2 6 23:18 17
8. Rabotniçki 13 2 8 3 15:16 14
9. Pelisteri 13 2 6 5 11:16 12
10. Renova 13 2 5 6 14:20 11
11. Akademija Pandev 13 3 1 9 8:18 10
12. Bellasica 13 2 3 8 10:29 9