Vëmendja ishte në derbin e Anamoravës, mirëpo një ndeshje mjaftë interesante u luajt edhe në Drenas.
Feronikeli mposhti në shtëpi mitrovicasit e Trepçës ’89 duke i futur këta të fundit në një krizë rezultatesh.
Pas ndeshjes deklaratë interesante për ArtMotion dha trajneri i skuadrës humbëse, Shpëtim Idrizi.
“Them të drejtën e kemi ditur që do jetë ndeshje e vështirë kundër Feronikelit, në pjesën e parë nuk reaguam edhe aq mirë, por ndoshta jo që humbëm po edhe referi ndikoi pak në rezultat sidomos në pjesën e parë”
“Në pjesën e dytë patëm dy raste të qindpërqindta, por portieri i tyre ishte në nivelin e duhur. Normal neve na mbetet të punojmë në këto tre sfida shumë të rëndësishme, për sot ky ishte kapaciteti jonë”- përfundoi Idrizi.