Milani vazhdon me formën e shkëlqyeshme, në nëntë ndeshje, ka 7 fitore e 2 barazime në Serie A.
Milani si vendas e mposhti me rezultat 2:0 Fiorentinën nga Firenca, në kuadër të javës së nëntë.
“Rossonerët” treguan lojë shumë të mirë, edhe pse iu mungoi Zlatan Ibrahimoviçi, kjo fare nuk ndikoi në radhët e tyre, duke fituar edhe tre pikë të mëdha.
Futbollisti Romagnoli realizon me kokë në minutën e 17-të, ndërsa Kessie thellon fitoren nga penalltia (28').
Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Kessie dështon nga penalltia, gjuajtjen e tij në këndin e poshtëm të majtë e pret portieri Dragowski.
Milani udhëheq me 23 pikë, ka pesë më shumë se Interi në pozitën e dytë dhe Sassuolo që është i treti, ndërsa Fiorentina renditet i 16-ti me 8 pikë.