Manchester Utd në 30 minutat e fundit u këndellen dhe e shmangën humbjen duke e shndërruar në fitore me rezultat 3:2 në Southampton.
Manchester Utd triumfon me rezultat 3:2 ndaj Southampton-it, në takimin e javës së 10-të të Premier League.
Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e Bednarek (23') dhe Ward-Prowse (33').
Duhet veçuar golin e Ward-Prowse që realizon nga gjuajtja e lirë (rreth 17 metra) në këndin e djathtë të portierit de Gea.
Në pjesën e dytë, “Djajtë e kuq” këndellen dhe barazojnë përmes Fernandesit (60') dhe Cavanit (74'). Në minutën e 90+3, Edinson Cavani realizon për fitoren e madhe falë asistimit të Rashford.
Southampton është në vend të pestë me 17 pikë, ka një më shumë se Manchester Utd që renditet në pozitën e shtatë.