Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Shakhtarit, mungon Hazard

Futboll

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Shakhtarit, mungon Hazard

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Foto Ilustrim

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Shakhtar Donetsk, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në këtë listë nuk ndodhet ylli Eden Hazard, që pësoi dëmtim në humbjen e djeshme ndaj Alavesit.

Pos tij, mungojnë edhe Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Sergio Ramos dhe Fede Valverde që janë gjithashtu të lënduar, derisa Luka Jovic është duke  u shëruar nga COVID-19

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zinedine Zidane:

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube

Mbrojtës: Eder Militao, Raphael Varane, Nacho Fernandez, Marcelo, Ferland Mendy, Victor Chust

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Martin Odegaard, Isco, Sergio Arribas

Sulmues: Karim Benzema, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius Junior, Mariano Diaz, Rodrygo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat