Drejtori sportiv i AC Milanit, Frederic Massara ka thënë se klubi është i lumtur me sulmuesin Brahim Diaz.
Diaz u huazua gjatë verës nga “Rosonerët” me mundësi blerje në fund të edicionit.
Spanjolli ka mahnitur shumicën e rasteve me super paraqitje, andaj klubi italian dëshiron ta mbajë dhe këtë e ka konfirmuar Massara.
“Jemi shumë të lumtur me Brahim Diaz, është duke pasur fillim të mirë me ne. Planifikojmë që të takohemi me Real Madridin në muajt e ardhshëm dhe të hapim bisedimet për të ardhmen e tij”, u shpreh ai.
Sidoqoftë, Reali ka mundësinë e riblerjes së lojtarit në vitet e ardhshme.