Marselo Brozoviç shërohet përsëri nga koronavirusi.
Gjatë tamponit të kryer para dy ditësh ai rezultoi pozitiv duke munguar në fitoren e zikaltërve 0-3 ndaj Sasuolos në stadiumin “MAPEI”.
Sot kroati është shëruar nga COVID-19, duke u bashkuar me grupin për tu stërvitur dhe për të qenë në formë në transfertën delikate ndaj Myshenglabahut në Champions, për të paracaktuar fatet e Interit në kompeticionin madhor europian për klube.
Antonio Konte buzëqesh pasi rigjen një “copë” të mirë të mesfushës së tij në një ndeshje vendimtare si asaj ndaj gjermanëve në mesjavë.