Lugano ka shënuar fitore të madhe, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Baselin, në takimin e javës së nëntë të Superligës së Zvicrës.
Baseli tronditet në fund të takimit, kur realizon futbollisti Bottani (90+2’).
Albian Hajdari dhe Pajtim Kasami u paraqitën standardë për Baselin. Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 25-të.
Baseli renditet në vend të pestë me 10 pikë, ka gjashtë me pak se Lugano që zë pozitën e dytë.
Lugano – Baseli 1:0
Lugano: Baumann; Kecskes, Maric, Daprelà; Covilo, Lavanchy, Lovriq, Macek (Guidotti 65’), Guerrero (Facchinetti 87’); Gerndt (Odgaard 77’), Lungoyi (Bottani 65’).
Basel: Lindner; Cömert, Klose, Hajdari; von Moos (Pululu 69’), Frei, Kasami, Padula (van der Werff 46’); Stocker; van.