Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, me ekipin e Dijon-it, shijojnë fitoren e parë pas 12 jave në Kampionatin e Francës në futboll.
Celina ka treguar lojë shumë të mirë dhe më në fund iu gëzuan fitores (si mysafirë) pas 4 barazimeve dhe shtatë humbjeve.
Dijon ngadhënjen me rezultat 3:1 ndaj Nice-s, në takimin që u luajt në stadiumin “Allianz Riviera” në Nice.
Është interesant goli i Ngondas në minutën e 31-të, ku godet me të parën nga rreth 17-18 metra dhe e fërfëllon topin në këndin e majtë të poshtëm, 0:2.
Balde (21' e 66'), Ngonda (31') shënuan për Dijon-in dhe Gouiri (79') për Nice-n.
Dijon është në fund (i 20-ti) me 7 pikë, ndërsa Nice në pozitën e 11-të me 17 sosh.