Leverkusen ndalet pas 5 fitoresh rresht, barazon me Hertha Berlin!
Pas 5 fitoresh rresht Bayer Leverkusen ndali hovin në Bundesliga dhe humbi mundësinë për t’u ngjitur në vendin e 2-të të kampionatit.
Aspirinat gabuan në shtëpi përballë Hertha Berlin teksa u ndalën në një barazim pa gola përballë kryeqytetasve.
Madje skuadra berlineze shpërdoroi disa mundësi të mira për të gjetur avantazhin, me Leverkusenin që dukej disi i lodhur në këtë sfidë pasi shpenzoi shumë energji edhe të enjten në Europa League.