Derbi i Londrës mes Chelseat dhe Tottenhamit përfundon pa fitues, me rezultat 0:0, në kuadër të javës së 10-të të Premier League në futboll.
Te dyja skuadrat luftuan me mish e më shpirt, por asnjëra nuk ia doli që të shënojë fitore.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin "Stamford Bridge" dhe të dyja ekipet treguan lojë të mirë.
Trajneri Frank Lampard me Chelsean dhe ai i Tottenhamit, Jose Mourinho, me gjithë këshillat e tyre, sulmuesit e tyre ishin stihik.
Tottenham është në krye të tabelës me 21 pikë, sa ka edhe kampioni në fuqi, Liverpooli, që zë vendin e dytë dhe Chelsea renditet në pozitën e tretë me 19 sosh, pasojnë Leicester City me 18, Southampton 17 pikë etj.