Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital!
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega para pak ditësh është dërguar në Turqi pas disa komplikimeve shëndetësore për shkak të COVID-19.
Ai është i infektuar me koronavirus, teksa në një foto shihet në spital duke marrë oksigjen dhe duke e përcjellë takimin e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë.
Gjendja e tij ka filluar të stabilizohet.
Kukësi sot shënoi fitore 2:4 ndaj Vllaznisë së Shkodrës në javën e pestë të elitës së futbollit shqiptar.