Napoli arkëton tri pikë të mëdha dhe i afrohet sado kudo liderit të tabelës, Milani.
Napoli në shtëpi të veten me lojë dhe rezultat 4:0 turpëron Romën, në takimin e javës së nëntë të Serie A. Dy goditje nga distanca shtangën romakët.
Në minutën e 31-të, futbollisti Insigne nga gjuajtja e lirë rreth 19-20 metra, shënon në këndin e djathtë të poshtëm.
Në minutën e 65-të, Ruiz dinak, nga rreth 20 metra godet përtokë dhe e lë të hutuar portierin Mirante, duke e shikuar topi se si futej në këndin e poshtëm të majtë.
Në minutën e 81-të, Mertens nga afërsia thellon fitoren në 3:0.
Politano në minutën e 87-të sikur skiator ka bërë sllallom në mbrojtjen e romakëve dhe realizon për 4:0.
Napoli zë pozitën e pestë me 17 pikë sa ka edhe Roma një vend më poshtë dhe është 6 pikë larg Milanit.