Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar derbin e sotëm, Gjilani – Drita, 2:3.
Ai deklaroi se mesfushori i Dritës, Bujar Shabani, ishte lojtari i ndeshjes.
“Për mendimin tim, Bujari ishte lojtari i ndeshjes. Ai i fitoi të gjitha duelet në mesfushë”, tha Tovërlani në Duelin Sportiv.
Ai foli edhe për Gentian Mezanin, trajnerin e Gjilanit.
“Nuk e di nëse ndonjë trajner nga Shqipëria ka dhënë dorëheqje ndonjëherë në Kosovë”.