​Juventusi e ka gjetur mënyrën për ta rrëmbyer Mauro Icardin nga PSG

Futboll

​Juventusi e ka gjetur mënyrën për ta rrëmbyer Mauro Icardin nga PSG

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:27
Mauro Icardi

Mauro Icardi mund të rikthehet dhe të luaj sërish në Serie-A pas aventurës së tij me Interin deri para dy viteve.

Interresim për ta rikthyer sulmuesin argjentinas në Itali kanë shprehur rivalët e Interit, Milani dhe Juventusi.

Tani, gjithnjë sipas raporteve të fundit nga “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” ka bërë hapa konkret drejt një marrëveshje me Paris-Saint-Germain për Icardin.

Ata do t’i ofrojnë shërbimet e Paulo Dybalas në këmbim të tij, ofertë kjo e cila edhe mund t’i përshtatet klubit parizien.

Dybala është në bisedime me Juventusin për rinovimin e kontratës dhe deri më tani nuk kanë gjetur ndonjë marrëveshje finale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat