Rritet gjithmonë e më shumë mundësia e një rikthimi te Manchester United për Jonny Evans.
Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq”, po shqyrtojnë me shumë vëmendje situatën e kontratës së mbrojtësit që aktualisht aktivizohet me Leicester.
32-vjeçari ka qënë pjesë e skuadrës që tashmë drejtohet nga Solskjaer nga viti 2006-2015, për t’u transferuar më pas te West Bromwich, ku qëndroi deri në 2018.
Në qershor pot ë 2018 irlandezo-veriori kaloi pikërisht te “dhelprat” ku dhe luan për momentin. Gjithsesi një rikthim në Manchester nuk përjashtohet, ku në merkaton e janarit mund të ndodhë gjithçka.