Gjermania vazhdon me Lowin

Futboll

Gjermania vazhdon me Lowin

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:53
Foto Ilustrim

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka bërë të ditur se Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajner i tyre.

Strategu i Die Mannschaft pësoi humbje të thellë në Ligën e Kombeve përballë Spanjës 6-0, derisa u menduar se ai do të shkarkohej.

Por, në një komunikatë për media nga federata gjermane, bëhet e ditur se Low do të vazhdojë të jetë edhe më tutje në krye të ekipit kombëtar.

Trajneri ka arritur që ndër vite të dëshmojë cilësitë e tij si strateg, derisa kishte fituar edhe Kupën e Botës.

Humbja 6-0 ndaj Furisë së Kuqe, për Gjermanët nuk ishte përjetuar pothuajse një shekull, e që pak kush e kishte imagjinuar një gjë të tillë.

Kujtojmë se Low është në krye të kombëtares së Gjermanisë nga vitit 2006.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat