Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti si duket nuk e ka plan të ndalet me transferime.
Sipas Diario Sport, tani në ‘radarin’ e teknikut italian është ylli i Barcelonës, Samuel Umtiti.
Francezi është duke u shëruar nga lëndimi, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar klubin anglez të interesohet për ta transferuar në afatin dimëror.
Kontakti ende s’është bërë, mirëpo Ancelotti thuhet se e ka vendosur Umtitin në listën e shkurtër të lojtarëve që i do në skuadër.
Umtiti, nga ana tjetër ka humbur pozitën në formacionin titullar, por vazhdon të këtë probleme të mëdha me lëndimet.