Tifozët e Tiranës kanë provokuar përmes një postimi në rrjetet sociale. Tifo-grupi “Tirona Fanatics” i ka kujtuar Partizanit humbjen e thellë 5-1 në sezonin e shkuar.
Prej atij rezultati, mbështetësit bardheblu nisën të thumbonin përmes pëllëmbës siç takohen dy persona ose siç njihet ndryshe “High Five”.
“-5 ditë”, shkruajnë Fanaticsat në faqen e tyre zyrtare.
Kujtojmë që ndeshja Tirana – Partizani do të luhet të premten, në orën 18:00, në “Air Albania Stadium”.