Qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.
Shqiptari njoftoi në Instagram se ka dal negativ në analizat e koronavirusit dhe tani mund të rikthehet në stërvitje sapo t’i përfundojë testet mjekësore.
“Koha për t’u rikthyer”, shkroi ai.
20-vjeçari realizoi dy herë në tetë ndeshje dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Ligën e Evropës.
Roma momentalisht është lider në grupin A dhe me fitore do sigurojë kualifikimin në raundin tjetër.