Barcelona ka konfirmuar se zgjedhjet për postin e presidentit të Barcelonës do mbahen me 24 janar.
Dorëheqja e Josep Maria Bartomeut dhe bordit të tij, bëri që skuadra katalunase të jetë më e prekur në gjendjen financiare.
Mirëpo, Barcelona ka konfirmuar se pas disa jave negociata kanë arritur marrëveshje që lojtarët, stafi dhe të gjithë punëtorët të zbresin pagat.
Ndërsa, me datën 24 janar do mbahen zgjedhjet për postin e presidentit të Barcelonës dhe këtë e ka konfirmuar gjiganti spanjoll përmes një komunikate.
Favoriti thuhet se Victor Font, mirëpo në garë ndodhen edhe plotë 12 kandidatë të tjerë.