Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se lëndimi i sulmuesit Sergio Aguero do shkaktojë mungesën në ndeshjen e radhës ndaj Portos.
Aguero mungoi në fitoren ndaj Burnley dhe nuk ka nisur në stërvitje.
Mirëpo, 32-vjeçari ende s’është shëruar dhe këtë e ka konfirmuar Guardiola.
“Nuk jam i shqetësuar. Ai nuk është stërvitur. Ka probleme në gju. Nuk është asgjë serioze”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për Cityn është ndaj Portos.