Lëndim pas lëndimi.
Tashmë edhe Real Madridi e ka konfirmuar se Eden Hazard vuan nga një tjetër lëndim, tani ka probleme me kofshë.
29-vjeçari luajti vetëm 30 minuta në humbjen nga Alaves të shtunën.
Hazard u largua më pas për t’i liruar vendin Rodrygos.
Ai do të jetë jashtë tri deri në katër javë, çka do të thotë se viti 2020 ka përfunduar për belgun.