Setien e padit Barcelonën për shkelje të kontratës

Futboll

Setien e padit Barcelonën për shkelje të kontratës

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:25
Setien e padit Barcelonën për shkelje të kontratës

Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien, do ta padisë klubin katalonas për shkelje të kontratës, pasi që këmbëngul se klubi nuk ia ka paguar atij shumën e dakorduar që nga shkarkimi i tij në verë.

Setien u shkarkua pas eliminimit në Ligën e Kampionëve në mënyre të tmerrshme nga Bayern Munich.

Ish-trajneri i katalonasve nuk është i kënaqur më shumën që Barcelona i pagoi atij si kompensim dhe ai është i gatshëm të shkojë deri në fund në një betejë ligjore.

Ndihmësit e Setien, Eder Sarabia, Fran Soto dhe Jon Pascua kanë arritur marrëveshjet e tyre përkatëse me klubin, por ata ishin pjese e listës së pagave deri më 6 nëntor.

Barça po përballet me një situatë të vështirë financiare për momentin dhe kjo është vetëm goditja e fundit në llogarit e tyre.

Por, lajmi i mirë është se klubi sapo ka arritur marrëveshje me stafin dhe lojtarët për të ulur pagat, deri në 172 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat