Në prag të sfidës ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve, tekniku gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur rreth situatës me lëndimi në skuadrën e tij.
Klopp ka njoftuar se James Milner ka pësuar një lëndim muskular në sfidën e fundit në Premier Ligë, teksa ka fajsuar orarin e ngjeshur për lëndimet e shumta të lojtarëve të tij.
“Thiago Alcantara do të mungojë të paktën edhe disa javë të tjera, me shumë gjasë deri në vitin 2021” – konfirmoi ai.
Ai gjithashtu konfirmoi se Henderson është rikthyer në skuadrë, teksa Virgil van Dijk, Joe Gomez, Milner, Xherdan Shaqiri, Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita janë të lënduar.
Thiago nuk ka luajtur që nga ndeshja ndaj Evertonit me 17 tetor, ku ishte cak i një goditje të ashpër nga Richarlison.