Real Madridi do të synojë të sigurojë kualifikimin tutje në fazën e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, ku përballet sonte me skuadrën e Shakhtar Donetsk në Ukrainë në kuadër të Grupit B, me fillim nga ora 18:55.
“Galaktikët” nuk kanë pasur një ecuri të mirë në Ligën e Kampionëve, ku gjenden në pozitën e dytë në Grupin B, me dy fitore, një barazim dhe një humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej shtatë pikë.
Në anën tjetër, Shakhtar Donetsk pozicionohet në pozitën e dytë në tabelë, ku pas katër xhirosh të zhvilluara kanë një fitore, një barazim dhe dy humbje, kështu duke mbledhur vetëm katër pikë.
Ndeshja e kaluar mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në “Santiago Bernabeu” në Spanjë, ku Real Madridi u befasua nga Shakhtari me rezultat 2:3, në të mirë të ukrainasve.
Të dy skuadrat kanë synim vetëm fitoren dhe pritet të paraqiten me lojtarët më të mirë në dispozicion, ku formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.
Shakhtar Donetsk (4-2-3-1): Pyatov; Dodo, Bondar, Matvienko, Cipriano; Maycon, Antonio; Tete, Marlos, Solomon; Moraes
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Kroos, Casemiro, Odegaard; Vinicius, Benzema, Rodrygo