Koronavirusi “pushton” klubin anglez të Newcastle United.
Seancat e fundit stërvitore janë anuluar dhe i gjithë grupi i futbollistëve është futur në karantinë.Ditën e dielë u konfirmuan shumë raste pozitive dhe si pasojë trajneri Steve Bruce e anuloi seancën stërvitore.
Sipas raportimit të “The Guardian”, ekipi nuk do të rikthehet në stërvitje të paktën deri ditën e mërkurë, kur futbollistët dhe stafi do të testohen sërish. Deri më tani ndeshja kundër Aston Villas që është programuar për ditën e premte është në rrezik.
Në rast se ajo do të shtyhet për në një datë tjetër, atëherë do të bëhet ndeshja e parë e Premier League që shtyhet nga pandemia që nga rifillimi i kampionatit në qershor.
Aston Villa-Newcastle parashikohej të ishte edhe ndeshja e parë me tifozë në Premier League që nga muaji mars pasi qeveria vendosi të lejojë në stadiumet e Britanisë së Madhe që prej datës 2 dhjetor të paktën 2 mijë tifozë për ndeshje.