Shtatorin e këtij viti, Nicolò Zaniolo pësoi një këputje të re të ligamentit të kryqëzuar, pas atij në janar.
Një dëmtim shumë i rëndë i dyfishtë për talentin e Romës dhe ekipit kombëtar italian, i cili e detyroi atë të ndalet gjatë.
Sigurisht që nuk është koha të kthehet për Zaniolo, por një mesazh i lojtarit të Romës jep shpresë për të gjithë tifozët verdhekuq dhe më gjerë.
Një tifoz komentoi me “Shihemi në Kampionatin Europian” një foto të tij, por Zanilo nuk është i të njëjtit mendim… Ai iu përgjigj: “Shihemi shumë më herët”.
Duke supozuar rreth gjashtë muaj për rikuperimin nga këputja e ligamentit të kryqëzuar, plus disa muaj për rikuperimin total të formës fizike, Zaniolo mund të kthehet për dy muajt e fundit të sezonit aktual. Ndërkohë, Zaniolo ndez tifozët në Instagram dhe gjithashtu i dërgon një mesazh ekipit kombëtar...