Leon Dajaku mund të bëhet me skuadër të re që në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori shqiptar me pasaportë gjermane ka rënë në radarin e skuadrës së Kolnit e cila ka filluar të punojë që të ofroj disa emra në skuadër, për të qenë më mirë në stinorin pranveror.
Ata kanë nisur bisedimet me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për huazimin e dy talenteve, Joshua Zirkzee dhe Leon Dajaku. Lajmi konfirmohet nga GOAL Deutschland dhe SPOX, ku sipas tyre, minutat e pakët këtë vit, mund të bëjnë që dyshja të mendojë largimin.
Dajaku që ka prejardhje nga Kosova, është synim edhe i FFK-së për ta sjellë në ekipin përfaqësues.