Vdekja e Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime. Ndërsa futbolli ende e vajton, në Argjentinë po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit.
Ditën e nesërme, një javë pas vdekjes do të fillojnë të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë autopsisë.
Ajo që vlen të theksohet është se autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se zemra e Diegos peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale.
Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gram, dyfishin e sasisë normale.
Ky element pritet të vlerësohet ditën e nesërme në analizat që do të kryen, së bashku me studimet e tjera toksiologjike, përmes të cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të nderonte jetë. Këto analiza do të kryen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.