Salzburgu triumfon me rezultat 3:1 në Moskë kundër Lokomotivës. Mërgim Berisha ka shënuar dy gola për fitoren e madhe.
Trajneri i Salzburgut, Jesse Marsch, ka folur në konferencë për shtyp pas fitores së marrë në Champions League kundër Lokomotivës së Moskës.
Marsch befason për shqiptarin e Kosovës që shpërtheu në Moskë.
“Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme nga ana jonë. Djemtë kanë luajtur me të vërtetë mirë.
Kemi bërë një punë të mirë në të dy fazat. Ka qenë një nga ndeshjet tonë më të mira në Champions.
Më vjen shumë mirë për Berishën. Ka luftuar në çdo seancë stërvitore, ka pasur rastin e tij dhe ka dhënë më të mirën e tij”, ka thënë Marsch.