Shkëndija kërkon fitore në derbin e Maqedonisë së Veriut

Futboll

Shkëndija kërkon fitore në derbin e Maqedonisë së Veriut

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:47
Shkëndija kërkon fitore në derbin e Maqedonisë së Veriut

Java e 14-të në Maqedoninë e Veriut në futboll, sjell duel midis dy skuadrave të para në renditje kur Shkëndija pret Makedonija Gj. P..

Kuqezinjtë vazhdojnë rritmin e ngjeshur të ndeshjeve pasi në mesjavë luajmë takimin e katërt në 11-të ditët e fundit. Dueli me Makedonija Gj. P. la vlerën e kreut të renditjes dhe skuadra duket e karikuar për të dhënë më të mirën në drejtim të marrjes së tre pikëve në duelin e të mërkurës në Tetovë.

Pas ndeshjes të së dielës në Strugë, skuadra ka kthyer vëmendjen ka dueli me Makedonija Gj. P. ku tre pikët janë detyrim.

Pas pauzës për shkak të kartonave në ekip kthehet kapiteni Bejtullai, ndërsa mbeten jashtë dy lojtarë të rëndësishëm të formacionit. Valon Ahmedi sërish nuk është i gatshëm për shkak të lëndimit, ndërsa për arsye personale (vdekja e babait) nuk do të kemi Armend Alimin. 

Makedonija Gj. P. zhvillon sezon shumë pozitiv dhe pas 13-të xhirove mbajnë vendin e dytë në renditje me një pikë më pak se Shkëndija (26). Takimin e parë mes veti në këtë sezonë kuqezinjtë e fituan 1:0 në Shkup, ndërsa përballja e re ka vlerën direkte për pozitën e parë në renditje.

Dueli Shkëndija-Makedonija Gj. P. luhet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat