Trajneri i Fiorentinës, Cesare Pandelli është i prekuri i radhës nga COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate në Twitter.
“Fiorentina njofton se Prandelli doli pozitiv. Trajneri është në izolim”, shkruhej në komunikatë.
Pritet që e gjithë skuadra të testohet sërish dhe të shihet në rast se do këtë tjetër të prekur nga koronavirusi.