Interi ka arritur që të fitojë në shifrat 2:3 kundër Mounchegladbach dhe duke mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikuar nga grupet e “Champions League”.
Një dramë e madhe ishte ajo që u paraqit në fushën e lojës, ndërsa në minutat e fundit zikaltrit po shfrytëzonin Lukakun për ta mbajtur topin sa më larg zonës së tyre.
Sulmuesi i Interit po e realizonte detyrën në përsosmëri për të harxhuar edhe minutat e fundit të takimit. Por përveç kundërshtarëve, Lukaku duhej të merrej në një moment edhe me Alexis Sanchez.
Ky i fundit po vraponte për të kapur topin në një moment dhe do të merrte vërejtjen e Lukakut: “Ti duhej të ecësh, për ku po vrapon kështu? Ngadalë, vetëm ec”.
Antonio Conte i ka dhënë të drejtë sulmuesit kryesor në këtë rast për t’i tërhequr vëmendjen Sanchez.