Bota e futbollit në zi, mbrojtësi maroken Mohamad Abarhoun ka ndërruar jetë në moshë të re.
Futbollisti nga muaji shkurt ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit në stomak, teksa pikërisht kjo sëmundje i ka marrë jetën së fundmi në moshën 31-vjeçare.
Lajmin për ndarja nga jeta të Abarhoun e ka bërë të ditur skuadra turke e Rizespor, ku ai luajti së fundmi.
Marokeni e nisi karrierën në vendin e tij me Moghreb Tetuan, më pas kaloi te portugezët e Moreirense dhe së fundmi u aktivizua në Turqi me Rizespor.
Gjithashtu ai luajti edhe me ekipin e parë kombëtar të Marokut, në Kampionatin e Kombeve në Afrikë, në vitin 2014.