Skuadra e Dritës dje ka marrë një lajm të keq pasi futbollisti i saj, Ardian Cuculi u desh të kryej një intervenim kirurgjik.
Cuculi u lëndua në derbin Drita – Gjilani dhe pas kësaj ai u desh të kryej një intervenim në krah për çka edhe ka humbur stinorin vjeshtor.
Cuculi sot përmes një reagimi në Facebook ka treguar për gjendjen e tij.
Postimi i Cuculit në Facebook:
Dje kryeva operacionin në krah, operacioni shkoj shumë mirë fal mjekut dhe mikut tim Boro Iliev të cilin e faleminderoj! Ju falëmindroj të gjithë juve që nëpërmjet mesazheve me keni dhënë mbështetje dhe ma keni bërë më të lehtë përballimin e operacionit!
Do të kthehem më i fortë! Forca Drita,Forca intelektualë.