Para pak kohësh mediat italiane raportuan për shtrimin e Etrit Berishës në spital për shkak të koronavirusit.
Ndërkaq nuk ka shkuar shumë dhe këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Berishës, SPAL.
Në një komunikatë zyrtare, klubi italian ka spjeguar në detaje rastin e Berishës.
“SPAL njofton se pas infektimit me COVID-19, në orët e kaluara portieri bardhëblu Etrit Berisha u shtrua në departamentin e specializuar Covid-19 të Spitalit Cona për të kryer kontrolle klinike”, shkruhej në komunikatë.