Vëmendja kryesore e ndeshjeve të sontme të Championsit do të përqendrohet tek Grupi H, ku teorikisht dhe praktikisht katër skuadra kanë gjasa për kualifikim në të tetën e finales
Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së pestë të Grupeve E, F, G e H.
Derisa në një pjesë të grupeve tashmë dihen skuadrat e kualifikuara, më interesanti konsiderohet Grupi H.
Prandaj, e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar aty sonte.
Të katër skuadrat kanë ende gjasa matematikore për të shkuar në të tetën e finales.
Pa dyshim, ndeshja kryesore e natës do të jetë ajo në mes të Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germainit.
“Djajtë e Kuq” do të kualifikoheshin me një barazim eventual sonte në “Old Trafford” pasi kishin fituar në Francë.
Në anën tjetër, ekipi parisien synon të nxjerrë rezultat pozitiv në Angli pasi mbetet i rrezikuar nga Leipzigu.
Gjermanët nga ana e tyre e duan gjithsesi fitoren sonte në Turqi kundër Istanbul Basaksehirit.
Megjithatë, turqit i treguan dhëmbët në xhiron paraprake duke e ndalur Unitedin.
Në Grupin E, Chelsea dhe Sevilla tashmë kanë shkuar tutje.