Të premten luhet derbi, tifozët i mahnisin të gjithë!
Ditën e premte do të luhet derbi në Bundesligë, mes Hertha-s së Berlinit dhe Union Berlin. Si të gjitha ndeshjet derbi, edhe kjo pritet të jetë shumë e luftuar, teksa tifozët kanë nisur spektaklin në qytet.
Tifozët e Hertha-s, kanë mbushur kryeqytetin gjerman me plot 60 mijë flamuj të skuadrës së tyre. Një mënyrë kjo për të irrituar rivalët e qytetit, të cilët nuk kanë duruar dhe i kanë hequr disa flamuj.
Në pamundësi për të qenë në stadium, tifozët e Hertha-s kanë gjetur një tjetër mënyrë për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.