Deçiqi nga Tuzi pëson humbjen e parë në Kampionatin e Malit të Zi në futboll.
Pas 6 fitoreve e 9 barazimeve, ata njoftohen me humbjen e parë dhe në Tuz me rezultat 3:0 nga Podgorica, në kuadër të javës së 16-të.
Skuadra shqiptare nuk e ka pasur ditën e vet dhe si rrjedhojë e kësaj edhe pësuan humbje.
Pamje nga ndeshja
Golat i shënuan Jovanoviq (14'), Kordiç (69') dhe Sekuliq (89'). Duhet theksuar se në minutën e 26-të, Ilir Camaj u lëndua dhe u largua nga fusha, që ishte hendikep i madh për Deçiqin.
Deçiq renditet në vend të dytë me 27 pikë, ndërsa Podgorica është në pozitën e pestë me 23 sosh.