Stadiumi i futbollit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka marrë një pamje mahnitëse, që e kënaq edhe syrin e shikuesit.
Me ulëse ku janë tribunat dhe në pranverë paralajmërohet edhe bari natyral. Presidenti i FC Llapit, Beqir Batatina, paralajmëron ndërrimin e barit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
“Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ nga edicioni pranveror bëhet me bari natyral.
Pas përfundimit të ndeshjeve kampionale të edicionit pranveror do fillojnë punimet në ndërrimin e fushës nga bari sintetik në bari natyral, rregullimi i sistemit të ujitjes dhe rregullimi i dranazhimit që në edicionin pranveror, KF Llapi të zhvilloj ndeshjet me bari natyral.
KF Llapi falënderon të gjitha klubet që na përkrahën, Komitetin Ekzekutiv, Presidentin e FFK-së, Agim Ademi, nënkryetarin, Agim Dibrani dhe Sekretarin gjeneral, Eroll Salihu për mbështetjen e ofruar ku ndërrimin e barit do ta financoj FFK-ja, ndërsa sistemin e ujitjes, dranazhimet do t'i kryejnë donatorët e klubit, vëllezërit Batatina.
Presim mbështetje nga Kuvendi Komunal i Podujevës pasi do të jetë një kosto e madhe pasi që nuk do t'i mbulojnë shpenzimet e FFK-së për këtë projekt.
Respekt për të gjithë ata që do të na mbështetin në këtë projekt për klubin e qytetit”, ka shkruar Beqir Batatina në profilin e facebookut të klubit.