Fabio Capello ka zbuluar për Sky Sport një prapaskenë që ka ndodhur gjatë kohës kur drejtonte Roma-n dhe që ka patur lidhje me një lojtar që ai nuk e donte në skuadër, por që më pas e ka bërë të ndryshojë mendim.
E quanin The Wall ku luante. Dhe kishte një arsye për këtë.
Askush nuk mund ta kalonte kur ishte në formë. Po flasim për Walter Samuel, ish-mbrojtës i inter-it dhe Roma-s, i cili nuk ka qenë shumë i vlerësuar te verdhekuqtë.
“Kur drejtuesit e Roma-s kanë marrë Samuel, kam menduar se nuk ishte në lartësinë e duhur. Më dukej keq në stërvitje, më pas drejtuesit e Boca-s më kanë shpjeguar se në përballjet një kundër një ishte i pakalueshëm dhe cilësitë e tij kanë dalë në pah më vonë”.
“Duhet durim me lojtarët”, ka thënë Capello.