Në Grupin E të Ligës së Kampionëve zhvillohet një tjetër ndeshje interesante ku ballafaqohen Sevilla dhe Chelsea.
Të dy këto skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Të dy klubet i kanë të mbledhura nga 10 pikë deri më tani dhe lufta ndërmjet tyre do të bëhet për vendin e parë në këtë grup.
Këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshje e cila fillon nga ora 21:00.
Sevilla: Vaclík - Navas, Sergi Gómez, Diego Carlos, Rekik - Gudelj, Rakitic, Óscar - Franco Vázquez, Idrissi, En-Nesyri.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Emerson, Jorginho, Kovacic, Hodson Odoi, Havertz, Pulisic, Giroud.