Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved këmbëngul se ata nuk janë 'të varur' nga Cristiano Ronaldo, edhe nëse i mungon shumë.
Juventusi është duke u ballafaquar me Dinamo Kievin sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.
CR7 kthehet në formacionin startues, pasi kishte munguar në barazimin 1-1 në Benevento gjatë fundjavës.
"Ronaldo është gati të shënojë 750 gola në karrierën e tij, por ne nuk jemi të varur nga ai," tha Nedved për mikrofonat e “Sky Sport Italia.”
"Padyshim, çdo skuadër do të humbasë një lojtar të këtij niveli, veçanërisht elementët e rinj. Prania e tij ndryshon karakterin e skuadrës, ashtu si edhe Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini apo Gigi Buffon. ”, shtoi Nedved.